Befasi e madhe, Gatusso merr drejtimin e gjigantit ballkanas

Gennaro Gattuso ka befasuar me skuadrën e re.

Marketing

Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, është yzrtarizuar si trajner i skuadrës kroate, Hajduk Split, shkruan IndeksOnline.

Italiani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Hajdukun, e vlefshme deri në verën e vitit 2026, shkruan IndeksOnline.

”HNK Hajduk ka kënaqësinë të konfirmojë sot se legjendar Gennaro Gattuso do të drejtojë ekipin tonë të parë në sezonin e ri ! Ai ka nënshkruar kontratë me Bijelin deri në verën e vitit 2026 dhe në Split do të mbërrijë javën e ardhshme, në fillim të përgatitjeve të ekipit të parë, kur do ta prezantojmë zyrtarisht në Poljud.”, thuhet në njoftimin e klubit kroat.

Gattuso së fundi ishte trajner i skuadrës franceze Marseille, derisa në të kaluarën ka drejtuar edhe Valencian, Fiorentinën, Napolin, Milanin, Pisan, Palermon, OFI Crete dhe Sionin.

Marketing