Befason këngëtarja shqiptare: ‘Haja dru se merresha me muzikë’

Këngëtarja e muzikës popullore, Anna Jennifer ishte e ftuar në emisionin “Expuls”.

Marketing

Gjatë intervistës ajo u rrëfye për jetën e saj artistike dhe fillimin e saj të vështirë në rrugën e muzikës.

Anna Jenifer tregoi se në fillimet e saj, vite më parë është dhunuar nga familja prej faktit që merrej me muzikë, pasi këto të fundit, sipas Annës ishin fanatikë.

Ndryshe, Anna njihet si një këngëtare e muzikës live, është nga qyteti i Fierit, por jeton në Gjermani ku edhe performon në koncerte e mbrëmje të ndryshme atje. Duke kultivuar kështu muzikën popullore toske.

Anna thotë se të rrallë janë ata që bëjnë art të vërtetë, pasi shumica e kanë kthyer muzikën në biznes.