“Sipas programit për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në familje për vitin 2019 edhe këtë vit vazhdojmë me realizimin e masave të planifikuara, prandaj këtyre ditëve kemi shpallur thirrjet publike për kompensimin e shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e sistemeve të kolektorëve diellor në amvisëri, për të cilën janë siguruar 5 milionë denar dhe për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose alumini nëpër shtëpi për vitin 2019, për të cilën masë janë siguruar 25 milion denar”, njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në pres konferencën e sotme.
Sipas thirrjeve, blerësve të sistemeve për kolektorë diellor (kolektorë, rezervuar për ujë të ngrohtë dhe instalimin e nevojshëm), që do ti blejnë dhe instalojnë në shtëpitë e tyre pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do tu rikthehet një pjesë e mjeteve të harxhuara deri në 30%, por jo më shumë se 15.000 denarë.
Për blerësit e dritareve të aluminit ose PVC bashk me instalimin e nevojshëm, pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do tu rikthehen mjetet e shpenzuara deri në 50%, por jo më shumë se 25.000 denarë, deri në shfrytëzimin e fondeve të parapara për këtë qëllim.
Kushti i vetëm që duhet plotësuar për dorëzimin e kërkesës është që blerësi nuk duhet të ketë shfrytëzuar të drejtën për rikthimin e këtyre mjeteve për qëllimet konkrete në bazë të shpalljeve të mëparshme që ka shpallur Ministria e ekonomisë gjatë viteve të kaluara.
“Vetëm sa për ilustrim, nga viti 2018, 6.538 familjeve u janë rikthyer mjetet që kanë harxhuar për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellor, ndërsa janë paguar rreth 96 milion denarë, ndërsa në dy vitet e fundit, pas masës për zëvendësimin e dirtareve të aluminit ose me PVC kemi subvencionuar 2.350 familje dhe janë paguar rreth 66.000.000 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për masën e trete, që gjithashtu është mjaft atraktive për qytetarët – njoftimi publik për rikthimin e mjeteve të harxhuara nga blerja e stufave me peletë, në bazë të Programit do të shpallet në tremujorin e tretë të 2019 masë e cila gjithashtu do të kompensojë një pjesë të mjeteve të harxhuara nga blerja e stufave me peletë për amvisëritë në vitin 2019 edhe kjo masë gjithashtu parasheh kompensimin e mjeteve nga blerja e stufave me peleteë me shpërndarje lineare në amvisërit, varësisht nga numri i kërkesave që do ti plotësojnë kushtet që i parasheh ky program por jo më shumë se 25.000 denar për amvisëri. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e kësaj mase arrinë në 20.000.000 denar”, paralajmëroi Bekteshi.
Duke zbatuar masat nga Programi për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik për amvisëritë në vitin 2019, priten këto efekte pozitive: kursimet vjetore të buxhetit familjarë, ngritjen e vetëdijes publike për efektet pozitive të shfrytëzimit të energjisë diellore nëpër shtëpi, përdorim më i madh i burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtje e ambientit .