Benzema barazon një rekord të Raulit në Ligën e Kampionëve

21:56 | 27 Prill 2021

Marketing

Karim Benzema ka shënuar në pjesën e parë të gjysmëfinales ndaj Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Me këtë gol, Benzema ka hyrë në listën e top 4 golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare, shkruan lajmi.net.

Francezi ka shënuar golin e tij të 71-të në Ligën e Kampionëve dhe tani ka barazuar legjendën e Real Madrid, Raul Gonzalez.

Vetëm Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski tani kanë shënuar më shumë gola se sulmuesi 9 i Real Madrid./Lajmi.net/