“RAUS”

Koment: TetovaSot

Marketing

Paunovski iku bashkë me qëllimin e tij të errët, i veshur me petkun e një njeriu që kishte mbetur në të shkuarën dhe në emër të ” sistemit” ai ra pre e tij sepse faktet i kishte kundër, në fakt ai deshti të mashtrojë hapur për rregulla që ai vetë i kishte shpikur në atë institucion, me njerëz të punësuar aty pa kriter.

Ai deshti të dukej një faktor, një njeri i vlerave, por jashtë realitetit të ri politik dhe aq më keq ai u kap me shqiptarët duke e vënë para aktit të kryer sepse ai u ndesh kësaj rradhe me njeriun e dytë të Qeverisë Artan Grubin për të cilin, Paunovski me gojën e vet e pranoi se e humbi luftën me të.

Drejtorit të Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski kujtoi se është në një sistem tjetër të vjetër kur gjërat bëheshin sipas tekeve personale dhe partiake. Atë kohë edhe mund të abuzohej me shqiptarët për të marrë merita më vonë dhe ngritje në karierë, por kësaj rradhe në realitetin e ri politik janë shqiptarët ata që ia harxhuan po atë karierë dhe sot ajo mendje e errët e së shkuarës e humbi atë privilegj drejtori.

E humbi për shkak të BDI-së dhe Grubit. Ai mendoi se refuzimi për 35 administratorët e dorëzuar nga Ministria për Sistemit politik do kalonte paqtë por fundi qe i turpshëm për të.

“Nuk mund të ndryshoj sistemin që dikush pa arsim adekuat, respektivisht që nuk i plotëson kushtet e posaçme të punësohet në Inspektoratin e tregut. Nuk mund të hap vende të tilla pune, e pas një kohe të caktuar vendet e njëjta ti shkurtojë. Ashtu edhe unë bëj shkelje të caktuar, ndoshta bëj edhe vepër penale”, pohoi ditë më parë Stojko Paunovski, Inspektorati i Tregut por sot u zbuluan të punësuar në institucionin që e drejton plot njerëz jo adekuatë dhe me këtë ranë maskat e tij ne emër të “sistemit” të shpikur nga ai.

Një gjë dihet tashmë. Shqiptarët fituan, ndërsa Paunovski humbi turpshëm edhe për faktin që ai deshti të dukej një ” gjigand” për të luftuar kundër kierarkisë, duke shpërfilluar fjalët e atyre që qëndrojnë shumë më lartë se ai dhe që ata e emëruan drejtor.

Paunovski deshti të bëhej me i madh se Grubi dhe tani vuan pasojat duke u larguar po aq turpshëm më 27 Prill që të kujton datën e përgjakshme të katër viteve më parë, pra në ditën kur deshti të dukej një hero i rrejshëm maqedonas, por cdo gjë i shkoi huq sepse në fund nuk mbeti as patriot dhe as drejtor.

Paunovski akoma ka mbetur në të shkuarën e kohës së diferencimeve sidomos në Tetovë dhe mendon se ai mund ta fitonte një betejë me shqiptarët që forcohen çdo ditë në institucione dhe përballë ka një BDI të fortë tek shqiptarët. Një BDI që poashtu sot ka rikonfirmuar edhe një mbështetës të madh me fitoren e Edi Ramës në mandatin e tretë, pra duke marrë fuqi si parti e shqiptarëve në Maqedoni nga një mik i Ali Ahmetit dhe Artan Grubit.

Ndryshe për të sistemuar në vende pune, pas 10 viteve, rreth 1350 administratorët e punësuar përmes Marrëveshjes së Ohrit, Ministria për sistem politik 35 i dërgoi në Inspektoratin e Tregut, ndërsa të tjerët i ka shpërndarë në rreth 200 institucione të tjera.