Besimi: Politikat e qëndrueshme fiskale dhe ekonomike si dhe korniza fiskale kontribuan në ruajtjen e rejtingut kreditor në kushte të pandemisë

Ruajtja e rejtingut kreditor në nivelin e njejtë bazohet në faktin se masat kishin efektin e tyre në zbutjen e krizës. Ekonomia jonë gjatë këtij viti, siç është cekur në projeksionet tona, do të dalë nga kriza, gjegjësisht do të ketë rezultat ekonomik dhe rritje të BPV-së. Korniza fiskale, politikat e qëndrueshme fiskale dhe masat ekonomike kontribuan në ruajtjen e rejtingut kreditor, kështu e komenton ministri i Financave, Fatmir Besimi, konfirmimin e rejtingut kreditor të RMV-së nga ana e Agjencisë kreditore “Standard & Poor’s”, në deklaratën e tij për televizionin Sitel.

Marketing

Sa i përket rreziqeve të theksuara, ministri Besimi thotë se njëri prej tyre është i natyrës joekonomike, siç është përkeqësimi i situatës së pandemisë, ndërsa i dyti i referohet perspektivës evropiane dhe fillimit të negociatave që do të ndikojnë mbi investimet. Fillimi i negociatave dhe aktivitetet e reformave pritet që të përmirësojnë rejtingun.

Parashikimi i qëndrueshëm, siç vërehet në raportin e publikuar nga Agjencia kreditore për RMV-në, pasqyron pritjet se rimëkëmbja e projektuar ekonomike e vendit tonë do të ndihmojë në kufizimin e deficitit të jashtëm dhe fiskal në vitin e ardhshëm.

Agjencia thekson se rejtingu mund të rritet nëse reformat e vazhdueshme strukturore forcojnë kapacitetet institucionale njëkohësisht, duke ruajtur politikat fiskale të qëndrueshme.

Aspiratat e vendit tonë për anëtarsim në BE, mund të paraqesin bazë për përmirësime të tilla institucionale dhe përparim të reformave strukturore, thuhet në raport.