Shembet ndërtesa,vdes 4-vjeçari shqiptar,plagoset nëna e 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar dittën e sotme në Torino të Italisë.

Marketing

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një ndërtesë është shembur në qytetin e njohur, duke lënë të vdekur një 4-vjeçar shqiptar, e të plagosur nënën e tij dhe dy persona të tjerë.

Sipas raportimeve të deritanishme 2 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Nga ana tjetër mësohet se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke kërkuar nën gërmadhat, pasi dyshohet se ndodhen edhe 2 persona të tjerë. Ata janë në gjendje t’i dëgjojnë zërat e tyre, për këtë arsye, nuk do i ndalin kërkimet.

Edhe pse nuk ka një raport zyrtar nga ana e poicisë, dyshohet se ndërtesa është shembur nga shpërthimi i një bombole gazi.