Bushati: Shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut, s’mund ti gënjejmë me qendra kulturore

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shpërthyer nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e re të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, për qendrat kulturore dhe informative.
Ai u shpreh se shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjet duhet të bëhen për t’ju sjellë atyre më shumë të drejta, dhe jo qendra kulturore.

Marketing

Në fjalën e tij, Bushati theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga njohja e pavarësisë dhe deri të anëtarësimi në NATO.
Bushati shprehu shqetësimin se kjo marrëveshje I trajtonte shqiptarët në shtetin fqinj si minoritet, ndryshe nga çfarë ata janë.

Sipas tij, këto qendra kulturore janë të pavlefshme, pasi shqiptarët atje kanë 3 universitete në gjuhën shqipe, televizione dhe mjaft mundësi të tjera kulturore. Kjo do të ishte vetëm një hap prapa për ata.

“Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo”, tha ndër të tjera Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit:
“Duhet të kemi një bashkëpunim rajonal.
Shqipëria ka qenë mjaft zemërgjerë me Maqedoninë e Veriut, pasi është nnga të parat që njohu pavarësinë e saj.
Angazhimi i Shqipërisë për Maqedoninë ka qenë i madh, edhe për anëtarësimin në NATO.

Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni.

Pozicioni i shqiptarëve është i dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo.
Dokumenti të shoqërohet me një plan zbatimi të saktë.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por ia kanë dalë të vendosin veten e tyre në shtetformimin e Maqedonisë.

Ata e kanë çarë rrugën me shumë sakrifica, për gjuhën, për identitetin kombëtar.
Shkupi ishte një nga vilajetet kryesore të Shqipërisë nën sundimin e osmanëve.

Smund të bëjmë marrëveshje që nuk i vlejnë shqiptarëve që jetojnë atje.
Nuk është cështje kulturore, është politike. Meriton trajtim politik”.

Gjithashtu Bushati ka përshëndetur edhe formimin e qeverisë së re në Kosovë