Një grua e re franceze që huri në territorin e SHBA-së përgjatë kufirit kanadez kaloi dy javë në burgun për emigrantë, pasi ajo kaloi aksidentalisht në një shtet tjetër.
Sandela Roman (19), e cila ishte duke vizituar nënën e saj që jetonte në provincën kanadeze British Columbia, vendosi që më 21 maj të shkonte në një rekreacion të plazhit pranë kufirit amerikan në mbrëmje.
Ajo i tha medias kanadeze se i ishin afruar dy zyrtarë të policisë kufitare amerikane, të cilët e arrestuan për shkak të hyrjes në territorin e shtetit federal Uashington.
“Njëri prej tyre më tha se kam kaluar kufirin ilegalisht dhe i thash se nuk e kisha në plan të bëja një gjë të tillë.
Mendova se do të më paralajmëronin ose eventualisht do të më gjobitnin, por përfundova në burg”, ka treguar Roman për Radio Kanada. Ajo tregon se në burgun për emigrantë kishte plot njerëz nga Afrika dhe vendet e tjera që kishin përfunduar aty për shkak të kalimit ilegal të kufirit
Roman u kthye serish në Kanada pas 15 ditë qëndrimi në burg, më saktë më 6 qershor, ndërkohë që zyrtarët e të dyja shteteve nuk kanë dashur të komentojnë rastin e saj.
Një zyrtar i Policisë kufitare amerikane konfirmoi se çdo person që kalon kufirin jashtë rrugëve të zakonshme do të përfundojë në burg dhe kjo vlen edhe për ata që kanë kaluar gabimisht kufirin.