Cipras: Me vëmendje ndjekim ngjarjet në vendin fqinj

Nga afër dhe me interesim i ndjekim ngjarjet në vendin fqinj, sot është ditë kritike për Marrëveshjen e Prespës, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në konferencën për shtyp në Bruksel pas përfundimit të aktiviteteve në suazat e Samitit të BE-së dhe i dëshiroi sukses homologut të tij nga Maqedonia.

Marketing

“Sot është ditë kritike për Marrëveshjen e Prespës, sepse e kemi votimin e parë për fillim të procesit të reformave në vendin fqinj. Nga afër dhe me interesim i ndjekim ngjarjet. Dëshiroj edhe njëherë të përsëris se perspektiva për hapjen e procesit për revizion kushtetues, që e ndërron emrin kushtetues është rruga e vetme për fqinjët tanë, nëse duan të integrohen në Bashkimin Evropian ose NATO. Dua t’i dëshiroj sukses të mirë Zoran Zaevit”, tha kryeministri grek.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Aleksis Cipras sqaroi se do ta mbajë përgjegjësinë e MPJ-së greke deri në përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës.
“Simbolika dhe thelbi i pranisë sime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ndërmarrja e përgjegjësisë, personalisht, është të garantohet se do të kemi përfundim të suksesshëm dhe ratifikim nga Parlamenti grek i Marrëveshjes së Prespës”, theksoi kryeministri grek në konferencën për shtyp.

Tha se Qeveria, por edhe ai personalisht si bast kanë dy arritje të mëdha: dalje nga kriza dhe Marrëveshja e Prespës, për të cilat shprehu vendosmëri se do t’i shtyjë deri në fund.

“Këtu jam, i vendosur t’i mbroj me të gjitha forcat e mija të dy arritjet. Ndërsa jo ta sakrifikoj njërën ose tjetrën, cilën do nga të dyja. Veçanërisht kur në rastin konkret e kemi veçantinë, mbrojtja e njërës të jetë parakusht të mbijetojë dhe të mbrohet tjetra. Nuk do të bëj asgjë tjetër, përveç ta shpreh vendosmërinë time, qeveria ime të vazhdojë edhe drejt daljes së suksesshme dhe përfundimtare nga kriza, duke e mbajtur stabilitetin politik në periudhën e ardhshme dhe drejt përfundimit dhe ratifikimit të suksesshëm nga Parlamenti në Marrëveshjen e Prespës”, theksoi kryeministri grek.

I pyetur për dorëheqjen e shefit të diplomacisë greke, Cipras tha se nuk e ka lexuar letrën, e cila sipas vetë Koxiasit është nëntë faqe, dhe theksoi se nuk ka shprehi t’i publikojë në opinion shënimet ashpër të besueshme, dhe për atë nuk do ta bëjë atë as tani. Nesër sërish, në suaza të pranim-dorëzimit të funksionit, kryeministri grek do të takohet me, tanimë ish ministër i Punëve të Jashtme.

“Dje isha i njoftuar për një shkresë e cila tashmë është në zyrën time, në zarf me shenjë personalisht të ashpër. Me kujdes do ta lexoj. Nesër do të takohem me Nikos Koxias.

Megjithatë nuk është e zakonshme për mua të publikoj shkresa që deri te unë janë dërguar si kompletisht personale. Dhe as tani nuk do ta bëj atë. Do të doja t’ju tregoj se për mua kjo çështje ka përfunduar dhe nuk do ta vazhdoj”, tha Cipras ku edhe njëherë i’u falënderua ministrit të tanishëm të Punëve të Jashtme, për të cilin tha se nuk ishte vetëm ministër dhe bashkëpunëtor i tij, “por edhe libër i hapur për çështjet në politikën e jashtme”.

Në lidhje me zërat e ndryshëm në brendësinë e Qeverisë, kryeministri grek sqaroi se askujt nuk mund t’i ndalohet të ketë mendim të ndryshëm veçanërisht kur koalicionin e përbëjnë dy parti të ndryshme, por ka potencuar se është tërësisht tjetër kur bëhet fjalë për linjën nacionale të caktuar nga ministritë.

“Dua të jem i qartë në lidhje me këtë. Prej tani e më tutje, secili që e prezanton vendin e tij në vendet e huaja, atje do të jetë me kapelën e linjës nacionale. Në brendësi, gjithsesi, dialogu publik është element i demokracisë dhe tërësisht respektohet”, porositi Cipras.

Marketing