Dashuria për Manchester United, De Gea pranon ulje page për 25%

Manchester United së fundmi përdori një klauzolë që i lejoi ata të rinovojnë në mënyrë të njëanshme kontratën e David De Geas deri në vitin 2024.

Marketing

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve britanike, portieri spanjoll mund të qëndrojë edhe më gjatë te “Djajtë e Kuq”.

Në fakt, dëshira e tij është të “rrëmbejë” një marrëveshje më të qëndrueshme, ndoshta në një bazë 3-vjeçare.

Për të qëndruar te “Djajtë e Kuq”, ish-lojtari i Atletico Madrid, aktualisht lojtari më i paguar në skuadër, me një pagë prej 375,000 paund në javë, raportohet se do të ishte i gatshëm të shkurtonte pagën e tij me 25%.