Dasma me fund aspak të lumtur: Mysafirët rrahen me grushta e shqelma, nuk mungojnë karriget

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi.

Marketing

Një dasmë në zonën e Sakarya mori pamjen e një fushëbeteje.

Kjo pas tensionit për shkak të bizhuterive të fejesës, betejë kjo e vazhduar dhe në rrjete sociale.
Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh.

Nusja dhe dhëndri pas qetësimit të ngjarjes u larguan nga zona me makinën e policisë.

Disa nga të plagosurit janë trajtuar nga ekipet mjekësore të rajonit ndërsa disa të tjerë janë dërguar për mjekim në spitalet e ndryshme të zonës përreth.

Imazhet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra reagime.