Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Do t’ua lëshoj vendin të tjerve

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka njoftuar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e re, duke thënë se do t’ua lëshojë vendin kandidatëve të tjerë në listën e Aleancës.

Haradinaj tha se e ka mbajtur fjalën e dhënë dhe se e ka pasur obligim moral që këtë betejë politike t’ia dedikojë kandidatit për kryeministër të AAK-së, Ardian Gjini.

“Duhet me ia lon mandatit kryetarit të ri, njerëzve të rinj, besoj do të vijnë shumë njerëz më të zot se unë. Unë e kam përmbush misionin personal, e kam thënë në studio, mendoj që kështu edhe po ndodh. Po tërhiqemi me iu dhënë mundësi njerëzve, se unë mendoj që tërheqja është brenda njerëzve të mirë dhe besoj që djemtë kanë me m’zavendësu kanë me bë punnë më mirë se unë. Unë nuk e di akoma a jam zgjedhë mas pari”, tha ai.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=2&loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fdaut haradinaj heq dore nga mandati i deputetit do tua leshoj vendin te tjerve%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawSSswhleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR6lr dc2EWGBQKGk0TFlUFb jrZFLa4XMnNU2hyrlezEUu5rvTHXeht9aJzmQ aem evgnoGgWxI6JN1aOe RbUA&referer=https%3A%2F%2Flm.facebook

Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, ndonëse nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit.

Haradinaj gjithashtu uroi Gjinin për rezultatin, duke shprehur krenarinë e tij për mbështetësit dhe strukturat e partisë.

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF