Dënohen rreth 200 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.01.2024) ka vazhduar me kontrollet aksionare në fushën e trafikut.

Marketing

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 96 kundërvajtje të kryera nga këmbësorë, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semafor të mbyllur, 15 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.