Dhuna fizike dhe fyerjet ndaj gruas shqiptare, reagon ASH

Mjaft luajtët viktimën. Koalicioni ASH-AA gjithmonë ka respektuar dhe
çmuar dinjitetin dhe rolin e femrës shqiptare. Nga ana tjetër, i
gjithë opinioni e din se kush ofendon dhe nënçmon femrat dhe nënat
shqiptare. Krimin dhe korrupsionin nuk mund ti fshihni pas të drejtave
gjinore dhe viktimizimeve te pabaza. Ju duhet të mbani pergjegjësi për
vdekjen e nënave, baballarëve e të rinjëve në spitalin modular në
Tetovë.

Marketing

Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare, ndërsa
pjesemarrja dhe anëtarëve tanë është e karakterit qytetar dhe
përgjegjësisë qytetare, dhe si e tillë duhet trajtuar, si dhe
qytetarëve tjerë të Tetovës. Ne nuk jemi BDI që ta hedhim gurrin e ta
fshehim dorën. Protesat tona gjithmonë kanë qenë transparente për
opinionin dhe të tilla do të mbesin dhe në të ardhmen.

Ndërkohë njoftohet se në stacionin policor janë ftuar në bisedë
informativë disa nga pjsëtarët e protestës së sotme. Ju bëjmë thirrje
organeve të rendit dhe këtij regjimi hibrid LSDM-BDI që urgjentisht të
ndalojë presionet mbi qytetarët. Arsyet për incidentet e sotme le ti
kërkojnë tek veprimet e tyre politike, mënyra e qeverisjës së
deritanishme , tragjedite e shpeshta dhe tek mënyra e dhunshme e
shtypjes së protestave qytetare.