Digjitalizimi i arsimit, Carovska: Edhe 6 mijë tabletë në dispozicion

Procesi i digjitalizimit të arsimit është në rrjedhë e sipër, ndërsa MASh ka ende në dispozicion tabletë për nxënësit që vijnë nga familje sociale- tha ministrja e arsimit dhe shkencës Mila Carovska.

Marketing

“MASh ka në dispozicion edhe 6 mijë tabletë që nënkupton se çdo institucion që ka kërkuar nga MASh tabletë të njëjtat i ka marrë. Bëhet fjalë për nxënës që vijnë nga familje sociale. Librat janë në dispozicion edhe në version online, por edhe ofline dhe në tabletë veç më mësimet janë shkarkuar. Po ashtu arsimtarët mund tu japin librat nxënësve edhe në versionin e printuar nëse nxënësi ka nevojë për libër.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.

Librat dhe tekstet shkollore të cilat janë të papërdorshme duhet të çregjistrohen nga ana e shkollave dhe për këtë procedurë kompetente janë komunat, ka deklaruar Carovska.