Dimitrov: Edhe janari është opsion për fillimin e negociatave me BE-në

Fokusi për marrëveshjen me Sofjen për tejkalimin e dallimeve është në dhjetor, por kjo periudhë është e shkurtër dhe nuk e përjashton edhe janarin si opsion për datë për fillimin e negociatave të vendit me BE-në, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Marketing

Ai potencoi se kryesuesja aktuale me BE-në, Sllovenia ka interes strategjik “për ta çuar rajonin drejt Bashkimit Evropian, duke përkujtuar se pas saj kryesimin me BE-në e ndërmerr Franca, ku në pranverë janë paraparë zgjedhje presidenciale.

“Edhe pse preferencat janë për dhjetorin, prej dy kryeqyteteve në Evropë po dëgjoj se edhe janari megjithatë mbetet si mundësi për sukses, që na jep mbase pak më shumë kohë edhe pse mendoj se fokusi duhet të jetë në dhjetor”, deklaroi Dimitrov për TV 24.

Në vigjilje të Samitit të BE-së në dhjetor nesër në Shkup do të qëndrojë ministri austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Linhart, ndërsa gjithashtu nesër për vizitë dyditore në vend do të vijë presidenti polak Andzhej Duda. Një nga temat kryesore të takimeve të tyre me nikoqirët në Shkup do të jetë pikërisht perspektiva evropiane e vendit