Ratkoceri mesazh opozitës: Lereni FB, punoni dhe fitoni BDI-në, sepse jeni ulur në prehërin e dreqit

Gazetari Arben Ratkoceri i është dejtuar opozitës shqiprare në Maqedoninë e Veriut. duke i porositur që të braktisin rrjetet sociale dhe të punojnë, në mënyrë që mos të mbesin në opozitë.

Marketing

Ratkoceri theksoi se opozita shqiptare është ulur në prehërin e djallit.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ratkocerit:

Që duhet me u mund BDI në zgjedhje e me shku në opozitë, kjo as që duhet të diskutohet. Debati është për formën. Mirëpo, kur kjo që i thotë vetes opozitë nuk është në gjendje ta mund këtë BDI të lodhur e me aq skandale, atëherë çka mund të presësh ma ndryshe në qeverisje. Edhe më keq, kur humbin paaftësinë e tyre dhe ikjen e përgjegjësisë, mundohen ta mbulojnë duke zbuluar fajtorë te gazetarët, te biznismenët, te shteti i kapur te… Kur fitojnë, e quajnë spektakulare dhe i harrojnë fajtorët.
Lejeni more FB dhe justifikimet duke shpikur armiq si dhe gatishmërin vetëm që të futeni në pushtet jeni gati ta gëlltitni edhe si humbës, të ulur në prehërin e dreqit e të birit..ska çka ju duhet ky pushtet…. Punoni e bindini shqiptarët që jeni më të mirë që t’ju votojnë, sepse pjesa më e madhe e juaja edhe jeni më të mirët
P.s me gjithë atë miqësi të proklamuar me VV e Albin Kurtit, si nuk mësuat diçka se si fitohen zgjedhet, kur ky e kishte 100 herë ma vështirë se ju !