Don Xhoni konfirmon lidhjen, modelja ruse i shpreh dashurinë në shqip

Don Xhoni është mjaft i komentuar dhe për jetën private. Kohët e fundit ai ka qenë kryefjalë e mediave rozë për raportin e tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Kjo e fundit ka bërë dhe një tatuazh me fytyrën e reperit.

Marketing

Nuk kanë munguar as dedikimet ndaj njëri-tjetrit duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur një lidhje. Së fundmi, ata kanë udhëtuar drejt Dubait duke ndarë dhe një foto në rrjete sociale.

Krahas imazhit ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin, modelja ruse i ka bërë një dedikim në shqip. “Faleminderit që je, dashuria ime. Të dua bulochka ime.”, ka shkruar ajo. /