E pabesueshme se si dukej Alba para se të hynte në Big Brother

Alba Vukaj është njëra prej konkurrenteve më të komentuara në Big Brother VIP Kosova 2.

Marketing

Banorja nga Shkodra ka fituar zemrat e publikut me karakterin e saj, po aq sa me pamjen fizike.

Për bukuroshen nga Shqipëria kanë shprehur pëlqim edhe disa prej banorëve meshkuj të shtëpisë së famshme.

Por, derisa bukuria e saj ka mahnitur publikun në rrjetet sociale së fundmi po qarkullon një fotografi se si ajo dukej vite më parë, transmeton Telegrafi.

Në imazh shihen ndryshimet që Alba ka pësuar me kalimin e viteve, duke e dëshmuar se sharmi i saj po shtohet çdo herë e më shumë.

Ndërkohë që Alba po e shijon rrugëtimin në BBVK, ajo ka treguar se jeton në Kanada dhe studion për mjekësi.

Sa i përket pëlqimit që dy banorët Azemi dhe Lumbardhi kanë shprehur për të, Alba është shprehur se aktualisht nuk e ndjen të njëjtën ndaj asnjërit pre tyre.