E rëndë, 24-vjeçari mbyt nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e kësaj së shtune, ku një 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij.

Marketing

Sipas uniformave blu, 65-vjeçarja e identifikuar si Z.M., është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.

Ndërsa i dyshuari, me iniciale A.M. 24 vjeç, mendohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresive.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./