E tmerrshme: Sapo kishte dalë nga shkolla, dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur në Prishtinë

Dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë një të mitur në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Marketing

Nga policia njoftojnë se i mituri kishte dalë nga shkolla dhe rrugës ishte kërcënuar dhe dy persona të panjohur kishin tentuar ta fusin me dhunë në një veturë e cila ishte në lëvizje.

Siç raportojnë nga policia, i mituri kishte arritur që të largohet nga vetura.
“Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.