Për katër orë gjobiten 246 këmbësorë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.02.2022) në periudhën nga ora 09.00 deri në ora 13.00 ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët, ku janë sanksionuar 246 këmbësorë.

Marketing

195 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, 27 për kalim të semaforit të kuq.

51 prej tyre në territorin e SPB Veles, 50 në territorin e SPB Tetovë, 35 në territorin e SPB Shkup…

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 107 shkelje të tjera.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.