Lojtari më i ri i Arsenalit dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Stefan Lichtsteiner do t’i bashkohet hetimit që po bëhet ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit nga FIFA, për mënyrën e festimit pas shënimit të golave në ndeshjen kundër Serbisë.
Sipas gazetarit të BBC, Richard Conway, FIFA do të procedojë edhe ish-mbrojtësin e Juventusit dhe ky vendim është marrë pasditen e së dielës.
Njoftimi i FIFA-s vijon gjithashtu me hapjen e hetimit për Presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisha Kokeza dhe trajnerin e kombëtares serbe, Mlladen Krstajiç në mbyllje të ndeshjes në fjalë.