Edhe një skuadër tjetër në Seria A me “Covid 19”

Pandemia e “Covid-19” duket se sërisht aktivizohet në Itali dhe godet klubet në Serie A! Së fundit , pas Xhenoas, Interit, Napolit, Juventusit, Milanit, vjen edhe Parma, që ka konfirmuar 4 raste me koronavirus.

Marketing

Parma Calcio 1913 njofton se seria e fundit e kontrolleve nxori në pah katër raste të Covid-19 pozitiv te skuadra. Tre asimptomatike u izoluan menjëherë sipas direktivave federale dhe ministrore.

Klubi gjithashtu raporton se të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të lartpërmendur të ekipit u testuan negativisht me tamponët. Në përputhje me legjislacionin dhe protokollin, por edhe në përputhje me autoritetet shëndetësore kompetente, grupi i ekipit tashmë ka filluar izolimin e besuar, me mundësinë e kryerjes së aktivitetit të rregullt të trajnimit për të gjithë atletët negativë pa pasur ndonjë kontakt me pjesën e jashtme,” thuet në kumtesën e klubit italian.