Einxhel lë shtëpinë e Big Brother, niset në spital

Big Brother sapo ka konfirmuar largimin e përkohshëm të Einxhel nga Big Brother.

Marketing

Kjo si pasojë e lëndimit që ka marrë në krah mbrëmjen e kaluar.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.
Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë” thuhet në njoftimin e Big Brother.