Einxhel Shkira dhe Dj Dagz postojnë foton e parë me djalin e tyre

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzëni të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Marketing

Ka vetëm disa ditë që vogëlushi i tyre ka ardhur në jetë dhe së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë postuar foton e parë me djalin e tyre, duke uruar kështu të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falënderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë.

Çifti vendosur ta mbanin për pak kohë të fshehtë lindjen e djalit të tyre, pasi vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor.

Einxhel dhe Dagz e kanë bërë publike ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një video të postuar në Instagram disa ditë vonë dhe na kanë treguar se dita e lindjes ka qenë 12.12.2022. Gjithashtu çifti na ka treguar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë.