Erdogan: Turqia po “fillon një proces të ri” me SHBA-në

FILE PHOTO: U.S. Vice President Joe Biden (L) attends a bilateral meeting with Turkish President Tayyip Erdogan in Washington March 31, 2016. REUTERS/Joshua Roberts/File Photo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se Türkiye po “fillon një proces të ri” me SHBA-në, raporton Anadolu.

Marketing

Presidenti turk u takua me presidentin amerikan në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Erdoğan tha se takimet e mëparshme me Biden ishin “seanca nxemje”, duke shtuar se “tani po fillojmë një proces të ri”.

Erdoğan po ashtu tha se beson se është koha për konsultime në nivel të krerëve të shteteve me SHBA-në si pjesë e mekanizmit strategjik

“Këtë takim e konsideroj si hapin e parë drejt kësaj”, shtoi ai.

Presidenti Biden, nga ana e tij, e falënderoi presidentin Erdoğan për lidershipin e tij dhe kryerjen e diplomacisë në procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke theksuar se mezi pret të takohet sërish me presidentin turk.