Escobar: Vizita ime në Prishtinë për të mbështetur aspiratat euroatlantike të Kosovës

Kosova është aleat i ngushtë i ShBA-së, tha zv/ndihmësi sekretar amerikan i shtetit, Gabriel Escobar në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten kosovare, Vjosa Osmani këtë të mërkure.

Marketing

Qëllimin e vizitës së tij, Escobar e quajti në shërbim të kërkimit të mënyrave të thellimit të bashkëpunimit të ngushtë ShBA-Kosovë derisa shtoi se miqësia dy-shtetorëre bazohet jo vetëm në interesa të ndërsjella por edhe në vlera të përbashklta.

“Shpreha mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës, dhe mënyrat për ta thelluar partneritetin, përfshi edhe dialogun e fascilituar nga BE-ja”.

“Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuuar në agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet në Kosovë në këtë javë janë indikatorë se si Kosova kontribuoon në agjendën e përbashkët të demokracisë”, ka thënë Gabriel Escobar.

Pas takimit me Osmanin, Escobar takon Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe më vonë gjatë ditës do të takojë edhe përfaqësueasit e opozitës kosovare.