EURO 2020/ Danimarka “fluturon” në çerekfinale për Eriksenin, triumf për notën “10” ndaj Wales

Pas fitores ndaj Uellsit në Holandë, me rezultatin e thellë 4-0, Danimarka është skuadra e parë që tashmë fluturon drejt çerekfinaleve të Euro 2020. Me dy gola të realizuar nga Kasper Dolberg, e më pas edhe nga Maehle e Braithwaite, danezët kanë dominuar lojën thuajse në të 90 minutat e saj.

Marketing

Ata presin të mësojnë kundërshtarin, që do të jetë fituesi i çiftit Holandë-Çeki.