Varianti Delta i virusit po bëhet dominues në Itali dhe Evropë

Ekspertët ngrejnë shqetësimin se ai Delta dhe Kappa do të bëhen më dominuesit në të gjithë vendin

Marketing

Varianti Delta dhe ai Kappa të identifikuar të dy në Indi, tanimë përbëjnë 17% të rasteve të Covid-19. Instituti kombëtar shëndetësor ISS ka bërë të ditur se rastet e varianteve Kappa dhe Delta u rritën nga 4.2% në Maj në 16.8% në Qershor.

Monitorimi epidemiologjik tregon një pamje në zhvillim të shpejtë që konfirmon se edhe në Itali, si dhe në pjesën tjetër të Evropës, varianti Delta i virusit po bëhet dominues. Varianti Alpha zbuluar fillimisht në Britaninë e Madhe në vitin 2020, mbetet më i përhapuri në Itali, duke përfaqësuar 74.9% të rasteve.

Italia ka regjistruar 127,380 vdekje të lidhura me COVID-19 që kur virusi u shfaq në shkurt të vitit të kaluar, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti në botë. Vendi ka raportuar 4.26 milion raste deri më tani.

Rastet e koronavirusit tani kanë rënë vazhdimisht për javë të tëra. Numri i përditshëm i infeksioneve të reja u ul në 927 nga 951. Nga 28 Qershori, mbajtja e maskave të fytyrës jashtë nuk do të jetë më e detyrueshme në Itali.

Ato do të mbahen kryesisht në hapësirat e brendshme publike, duke përfshirë dyqanet, kinematë, teatrot, vendet kulturore të tilla si muze dhe galeri dhe zyra. Kjo gjithashtu përfshin zona jashtë ndërtesave publike të tilla si shkolla dhe kisha gjatë orëve të ngarkuara.