Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit realizoi punëtori me maturantët e Tetovës

“Ndërlidhja e teknologjisë ushqimore dhe nutricionit, për një jetë të shëndetshme”, ishte
tema e punëtorisë të cilën e organizoi Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për maturantët e shollave të mesme, gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, gjimnazit “7 Marsi” si dhe me maturantët e shollës së mesme tekstile. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte promovimi i ofertës akademike të këtij fakulteti duke prezantuar para maturantëve punën praktike në laboratorë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrës ishin kompani të ndryshme për punën e të cilave folën dhe ndanë eksperiencën e tyre studentët të cilët e kanë kryer këtë fakultet dhe sot janë pjesë e këtyre kompanive. I pranishëm në këtë punëtori ishte edhe Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i cili e përgëzoi organizimin e kësaj punëtorie si dhe kompanitë pjesëmarrëse në të.

Marketing

Sipas tij, kjo është mundësi e mirë që maturantët të shohin nga afër punën praktike në laborator. Ndërsa dekani i FTTU-së Prof. Dr. Xhezair Idrizi potencoi faktin që Fakulteti të cilin ai e drejton në vazhdimësi ka mbajtur lidhje me kompanitë dhe sot pjesa dërrmuese e atyre kompanive, teknologë i kanë studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit dhe ky fakt është një stimul plus që maturantët të regjistrojnë studimet e tyre në këtë Fakultet.
Përndryshe maturantët u ftuan po ashtu të jenë pjesë e Ditës së hapur e cila do të mbahet me 25 prill, për t’u njoftuar me ofertën akademike të të gjitha fakulteteve.