Faton Ahmeti: Më 20 Gusht, bashkë do vendosim për Tetovën, qytetarët janë kryefjala jonë e veprimit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sonte në Tetovë ka mbajtur konventën ku janë promovuar kandidatët e Listës për këshilltarë për Këshillin e komunës së Tetovës. Aktivitit të BDI-së dhe gjithë të pranishmëve ju drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi dhe bartësi i Listës për këshilltarë z. Faton Ahmeti, të cilët kërkuan përkrahjen për Listën e BDI-së për zgjedhjet e 20 Gushtit.

Marketing

Në vazhim ju sjellim fjalimin integral të bartësit të Listës së BDI për Këshillin komunal të Tetovës, njëherit edhe kryetar dege z. Faton Ahmeti:

I dashuri Kryetar,
I nderuari Zëvendës Kryeministër i parë, të nderuar Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtorë,
Funksionarë të nivelit qendrorë dhe atij lokal,
I nderuar Shef i ShKZ, anëtarë të SHKZ, aktiv politik që nga Këshillat vendorë deri tek organet më të larta partiake,
Të dashur qytetarë, votues, simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Demokratik,
E dashura rini,
Të nderuar të pranishëm,

Bashkimi Demokratik për Integrim është thesar kombëtar i shqiptarëve, simbol i padiskutueshëm i rezistencës, bartës i proceseve më të rëndësishme kombëtare dhe integruese, si dhe organizatë politike që ka ditur me përkushtim, dije dhe guxim, të bartë mbi vete pëshën e përgjegjësisë që ka marrë këto 20 vite nga verdikti i popullit.

BDI çdoherë ka zgjedhur anën e popullit dhe ka punuar me bindje në reliazimin e nevojave të qytetarëve, andaj besimi i dhënë nga qytetarët për NE, është përgjegjësi dhe obligim, e jo privilegj kolltuqesh, ashtu siç e përjetojnë oponentët tanë politik.

Falë politikave të urta dhe vizionare të Kryetarit Ahmeti, BDI tash e 20 vite kryeson të gjitha proçeset dhe politikat progresive e integruese të vendit, dhe ne sot në qeveri dhe komuna po qeverisim si Zot Shpie, dhe nuk i kemi duart e lidhura duke bërë kalkulime joparimore me forca të dyshimta, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe cënojnë ardhmërinë europiane të vendit.

Më 20 gusht, të gjithë BASHKË do të vendosim për Tetovën, por jo vetëm! Më 20 gusht në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës, qytetarët do të vendosin për t’i dhënë fund mendësisë klienteliste dhe pa vizion të udhëheqësisë aktuale, dhe për të vendosur një baraspeshë të pushtetit në Tetovë, nga e cila do të përfitojnë qytetarët, ngase nevojat që ata kanë, do të jenë kryefjala e veprimit tonë.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë garë hyn me forca të reja pas një proçesi shumë transparent dhe demokratik të riorganizimit të brendshëm. Proces nga i cili BDI doli më e fortë dhe fitmitare, dhe këtë padyshim se do ta dëshmojmë më 20 gusht, me votën BASHKË për Tetovën!

Të dashur vëllezër dhe motra,

Të gjitha projektet kapitale mbajnë vulën e BDI-së. Përpara Jush mund të numëroj vetëm disa nga projektet që i kemi realizuar dhe që do t’i realizojmë, me të vetmin qëllim për të siguruar një jetë më të mirë dhe dinjitoze për bashkëqytetarët tanë. Ndërtimi i bulevardit Blagoja Toska dhe shëtitores së Lumit Shkumbin janë 2 projekte madhore që janë drejtpërdrejtë të inicuara, të projektuara dhe të aplikuara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, me financim të plotë nga programi qeveritar TAV

Përveçh këtyre projekteve Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, me të cilën udhëheq BDI, nga viti 2023 do të fillojë me ndërtimin e qarkores së qytetit nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten, projekt ky që ofron një zgjidhje substanciale dhe afatgjate për trafikun urban si dhe mbrojtjen e ajrit ambiental në Tetovë.

Kjo ndërmarrje do të vazhdojë me rikonstruimin e rrugës Veshallë-Bozofcë në malësinë e Tetovës, si dhe disa rrugëve të tjera brenda qytetit. Përmes Agjencionit për Rini dhe Sport, siguruam pishinë shkollore për nxënësit tetovarë, kurse Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë me investimet ne infrastrukturën shkollore.

Pas ndërtimit të shumë sallave sportive dhe ndërtimit të shkollës së re Naim Frashëri në Reçicë të Vogël, në periudhën që vjen do të fokusohemi në ndërtimin e shkollës së re edhe në fshatin Sellcë me çka do të përmbyllim një kërkesë dhe nevojë të kahmotshme të banorëve të Sellcës.

Gjithashtu, në drejtim të realizimit të zotimit tonë programor, gjegjësisht Agjendës së Gjelbër, tani më ndërmarrja Resurset Energjetike Nacionale me të cilën gjithashtu udhëheq BDI, ka realizuar ndërtimin e rrjetit primar të gazsjellësit duke ndërtuar stacionin shpërndarës të gazit në hyrje të qytetit, ku në vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit sekondar brenda qytetit, dhe për 4 vitet në vijim pritet të finalizohet 50% e e rrjetit të gazsjellësit, me ç’rast do të sigurojmë energji të lirë dhe ekologjike për bizenset, institucionet dhe amvisëritë e Tetovës.

Janë pikërisht këto projekte, arsyeja përse kërkojmë ballëlartë votën tuaj, me qëllim që këto projekte si dhe shumë të tjera, të gjejnë dritën e realizimit dhe të vendosen në shërbim të qytetarëve. Ne zgjedhim rrugën e punës e jo fjalët boshe, të vetëdijshëm për sfidat dhe përgjegjësinë që marrim mbi vete.

Ne, kemi dëshmuar se dijmë dhe mundemi ta bëjmë më të mirën për qytetarët, andaj në emrin tim dhe në emër të listës së kandidatëve për këshillin komunal nga rradhët e BDI kërkoj mbështetjen tuaj të parezervë në zgjedhjet e 20 gushtit, për të dhënë mesazhin se Tetova ka njerëz të zot dhe të aftë, me dije dhe guxim, për tu prirë proceseve progresive dhe zhvillimore të qytetit.

Tetovën e kemi amanet nga të parët tanë, dhe nuk guxojmë ta lëmë në duart e atyre që e shesin dhe e bëjnë atë pjesë të pazareve të tyre politike! Tetova ka parë shumë, dhe Tetovarët gjithmonë kanë ditur ta bëjnë përzgjedhjen e duhur në kohë të duhur. Dhe une sot po JU siguroj se bashkë me këtë ekip, kemi energjinë dhe profesionalizmin e duhur për t’ia rikthyer Tetovës krenarinë!

Andaj më 20 gusht, Votoni numrin 11, Votoni listën e Bashkimit Demokratik për Integrim, për një të ardhme më të mirë, për Tetovën që duam BASHKË!