Femrat që vënë makijazh paguhen më shumë

Kur pranoni të punoni për një kompani, ju gjithashtu duhet të pranoni t’i përmbaheni kodit të veshjes.

Marketing

Ky kod mund të nënkuptojë të mos vishni tuta, bluza me logo ofenduese, etj.

Por, çfarë ndodh sa i përket vënies së makijazhit apo rregullimit të flokëve? Shumë pak kompani e thonë zyrtarisht se çfarë presin nga punëtorët sa i përket makijazhit dhe flokëve, por një studim i ri sugjeron se mënyra si e prezantojnë femrat veten mund të ketë efekt shumë të vërtetë në performancën e tyre në punë.

Sociologët Jaclyn Wong dhe Andrew Penner kanë analizuar të dhënat e mbi 14,000 punëtorëve për të parë nëse ekziston një lidhje mes të ardhurave dhe përpjekjes për t’u dukur joshëse.

Ata zbuluan se femrat të cilat vënë makijazh dhe i rregullojnë mirë flokët në punë kanë rrogë shumë më të lartë sesa ato që nuk bëjnë përpjekje të njëjta. Vlen të ceket se e njëjta lidhje nuk është parë te meshkujt që kujdesen për pamjen e tyre fizike po aq shumë sa femrat.

Marketing