Fisnik Asllani debuton në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim

Sulmuesi shqiptar, Fisnik Asllani ka debutuar me ekipin e parë të Hoffenheimit në Bundesligë në fitoren ndaj RB Leipzig me rezultat 2-0, shkruan Zeri.info.

Marketing

Asllani u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të, kështu duke i shijuar minutat e tij të para në kampionatin gjerman.

Sulmuesi i cili është me nënshtetësi gjermane ka edhe një paraqitje këtë sezon me ekipin e dytë të Hoffenheimenit.

Asllani u transferua te Hoffenheim para dy sezoneve nga Union Berlini.

Pas ndeshjes, 19-vjecari është shprehur i lumtur me debutimin, duke premtuar se ky është vetëm fillimi.

“Ëndrrat bëhen realitet! E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë dhe tani ëndrra është realizuar. Falënderimi më i madh për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pas”.

“Shumë faleminderit për të gjithë ata që më kanë mbështetur deri në këtë pikë. Unë jam po aq i lumtur për tre pikët sot, sigurisht! Është vetëm fillimi…”, ka shkruar Asllani.

https://twitter.com/tsghoffenheim/status/1462092737247956993?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1462092737247956993%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fzeri.info%2Fsport%2F432514%2Ffisnik-asllani-debuton-ne-bundesliga-me-fanellen-e-hoffenheim%2F