FMD: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë nuk prek identitetin maqedonas

Forumi për Maqedoninë Demokratike ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. FMD beson se ndryshimi i emrit kushtetues nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore nuk ndryshon identitetin e maqedonasve etnikë si dhe të gjuhës maqedonase. Përkundrazi, traktati garanton identitetin dhe gjuhën pa shkelur të drejtën e kombësisë.

Marketing

“Çështja e imponuar për emrin, edhe pse e padrejtë, me dekada ka qenë pengesë për realizimin e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë. Prandaj, FMD konsideron se kompromisi i arritur është një fillim i mirë për ndërtimin e besimit të ndërsjellë midis dy vendeve fqinje dhe tejkalim i bllokadës për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Kjo marrëveshje, megjithëse jo ideale, është ndoshta zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë kohë. Dhe sigurisht, zgjidhja e kontestit të emrit nga kjo qeveri dhe nga qeveritë e ardhshme kërkohet angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve ekonomike, gjyqësorin dhe përballjen me korrupcionin, që janë probleme kyçe në vend dhe që kanë një rëndësi thelbësore për të gjithë qytetarët”, thonë nga Forumi për Maqedoninë Demokratike.