Ganiu: Vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës rrugore, gjithkund ku është e nevojshme

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njoftoi për aktivitetet që janë në realizim e sipër ndërsa kanë të bëjnë me rikonstruimin e rrugëve. Ai njoftoi se sot ekipet e komunës së Çairit kanë asfaltuar rrugën afër shkollës fillore  “Kongresi i Manastirit”. Këto aktivitete sipas Ganiut do të vazhdojnë edhe më tej, gjithkund ku është e nevojshme.

Marketing

Postimi i plotë:

🏘🚧👷‍♂️PO ASFALTOJMË RRUGËN “PETRE GEORGIEV” TË LAGJES SAAT KULLË
✅Aktivitetet e ekipeve tona komunale për asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave të Çairit, po vazhdojnë.
🚧🏘Këto pamje që po ju sjellim sot janë nga Lagjja Saat Kullë, ku ekipet tona po asfaltojnë rrugën “Petre Georgiev” me sipërfaqe prej 170 m2 në afërsi të SHFK “Kongresi i Manastirit”
🔜Mirëqenia e secilit banorë të Çairit është gjë primare për ne, andaj me intensitet të plotë po vazhdojmë me ndërmarrjen e aksioneve të rregullimit të infrastrukturës rrugore, gjithkund ku është e nevojshme.