Gjendet trupi i pajetë i një gruaje 55-vjeçare nga Velesi në ujërat e lumit Vardar

QKM Rajonale Veles njofton se SPB Veles ka marrë informatën se sot në ora 12:20 me datë 02.01.2023, afër urës në afërsi të fshatit Koçilari, specialistë policorë nga MPB kanë gjetur trupin e një gruaje e cila ka hedhur veten në ujërat e Vardarit nga “Malo Movce” në zonën qendrore të qytetit në Veles.

Marketing

“Trupi i pajetë është nxjerrë në breg të lumit, ndërsa ekipi nga SPB Veles po bën kontrolle në vendin e ngjarjes. Më pas vijon procedura për konfirmimin e gjendjes nga mjeku dhe prokurori publik, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Më 31 dhjetor, rreth 35 minuta pas mesnate, gruaja pesëdhjetë e pesë vjeçare u hodh nga “Maloto Movce” në lumin Vardar në Veles. Në orën 2:00, 62-vjeçari D.M. nga Shkupi ka raportuar në SPB Veles se motra e tij 55-vjeçare M.K. nga fshati Sojakllari i Velesit është larguar nga shtëpia.

Përveç policisë, në kërkim kanë marrë pjesë edhe zjarrfikës nga Velesi, ekip i Njësitit për detyra speciale në kuadër të MPB-së, si dhe ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim