Gjysmëfinalja e dytë, Albina dhe familja Kelmendi performojnë sot në skenën e Eurovision

Festivali i 67-të i Këngës në Eurovizion nisi zyrtarisht të martën, me gjysmëfinalen e parë dhe sot do të vazhdojë me gjysmëfinalen e dytë, drejtpërdrejt nga Liverpool!

Marketing

Gjashtëmbëdhjetë vendet e mbetura do të marrin pjesë në shfaqjen e mbrëmjes së sotme, ku dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovizionit 2023.

Pjesë e skenës të kësaj mbrëmjeje do të jenë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Albina dhe familja Kelmendi. Shqipëria me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 14-të në radhë.

Janë gjashtë shtete që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjysmëfinalja e dytë do të transmetohet në orën 21:00 CET dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt nga transmetuesi publik i vendit tuaj, ose nga transmetimi i drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube.

Ndërkohë shtete që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë për në finalen e madhe janë:

Kroacia | Let 3 – Mama SC!
Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Croën
Zvicra| Remo Forrer – Ëatergun
Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
Suedia | Loreen – Tattoo
Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha
Portugalia | Mimicat – Ai Coracao
Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna.