“Mund të ndikojë në fitoren e Kilicdaroglu”, tërhiqet nga gara një kandidat në Turqi

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve në Turqi është tërhequr nga gara kandidati Muharrem Ince. Mediat shkruajnë se Ince, ka bërë të ditur se po tërhiqet nga kandidatura , gjë që mund të ndryshojë bilancin e zgjedhjeve.

Marketing

Ndërkohë kujtojmë se ky është kandidati i katër prej ditës së djeshme që ka anuluar paraqitjet e tij parazgjedhore për arsye shëndetësore.

“Unë tërheq kandidaturën time. E bëj për kombin tim. Ndryshe do të më akuzojnë kur të humbasin zgjedhjet. Unë propozova një opsion të tretë në Turqi. U përpoqa të hap një kanal. Nuk arritëm dot në këtë kanal. Nuk ka justifikime. Përndryshe do të më fajësojnë mua kur të humbasin zgjedhjet”, tha ai pak më herët duke folur nga zyrat e partisë së tij.

Duhet theksuar se ditët e fundit ai ka qenë nën presion për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale, ndërsa ka marrë kërcënime me anë të Twitter se do të bëhej publike një video që e përfshinte në një lidhje seksuale.

Ndër të tjera ai në fjalën e tij flet për një komplot që mund ti jetë bërë nga gylenistët (FETO).

Ndërkohë një ditë më parë Kemal Kilicdaroglu e ftoi për të mbështetur Aleancën Kombëtare. “Nëse do, le të vijë në tavolinën tonë, le të sjellim ndryshimin bashkë. Le ta pastrojmë së bashku këtë pisllëk nga politika”, tha ai.

Marketing