Golden State Warriors janë kampionët e rinj të NBA: Steph Curry fiton unazën e katërt

Ekipi i Golden State arriti të korrte fitore si mysafirë në TD Garden duke regjistruar fitoren e katërt dhe vendimtare ndaj Boston Celtics në këtë seri finalesh, me rezultat 103-90, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Djemtë e Steve Kerr u rikthyen në skenën më të madhe të basketbollit në botë për herën e gjashtë në tetë vitet e fundit. Këtë herë me humbjen e vitit 2019 në mendje.

Fillimi i ndeshjes megjithatë premtonte shumë për Boston Celtics të cilët në një moment e gjetën veten me 12 pikë avantazh, por kjo ecuri nuk zgjati shumë.

Warriors e kthjellën shpejt për të fituar çerekun e parë dhe të dytë, duke krijuar kështu një avantazh prej 15 pikësh në fund të pjesës së parë.

Steph Curry nuk ngurroi të shfaqej në momenten vendimtare për ekipin e tij, duke konvertuar me sukses disa treshe me radhë në çerekun e tretë. 12 minutëshi i tretë megjithatë u fitua nga Celtics.

Ky është titulli i shtatë në histori për Golden State, ndërsa i katërti që nga viti 2015, për të forucar më tej dinastinë e krijuar nga Steve Kerr me treshen Curry, Green e Thompson.

https://twitter.com/warriors/status/1537624938701500416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1537624938701500416%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fgolden-state-warriors-jane-kampionet-e-rinj-te-nba-steph-curry-fiton-unazen-e-katert%2F