GRUBI tregon sa ka kushtuar spoti i këngës së ripërpunuar për Alfabetin

Është lajm i rremë, fare nuk është i vërtet se spoti i këngës së ripërpunuar e Alfabetit ka kushtuar Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive 90 mijë euro. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi.

Marketing

Grubi thotë se spoti i lartëpërmendur ka kushtuar vetëm 3 mijë euro dhe ai ishte një metodë për të festuar apo për të shënuar ditën e Alfabetit në kushte pandemie, pa tubime dhe pa grumbullim të shumë njerëzve.

“Nuk është fare e saktë se nuk është shënuar në mënyrë institucionale dhe nuk janë ndarë mjete sepse mjetet ishin aty, por nuk kemi bërë organizime masive për arsye të pandemisë”, është shprehur Grubi.