Hahn përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Shkup-Athinë

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, përshëndeti sot ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë.

Marketing

“Ky është hapi i parë nga shumë të tjerë drejt zbatimit të plotë. Unë besoj se të gjithë liderët politikë të tregojnë lidership dhe forcë për hapat e ardhshëm”, shkruan Hahn në Twitter.

Kuvendi i Maqedonisë ka ratifikuar me shumicë votash një marrëveshje me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin dhe partneritetin strategjik të të dy vendeve.

Sipas Kushtetutës maqedonase, marrëveshjen duhet të nënshkruajë presidenti Gjorge Ivanov, i cili disa herë ka paralajmëruar se nuk do të bëjë një gjë të tillë.