Halil Kastrati është një nga humanistët më të mëdhenj shqiptar.
Ai thuajse çdo ditë është buzëqeshje e gëzimi për një familje në nevojë, e për shumë qytetarë që po i kalojnë ditët e vështira, pa kulm mbi kokë e me bark të zbrazët, shkruan Indeksonline.
Mirësia dhe shpirti i tij i mirë nga kaluar të gjithë kufijtë, duke u bërë kështu një nga emrat më të dashur të të gjithë kombit shqiptar.
Së fundmi ai në emisionin ‘Lemza’ ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij prej humani, ndërsa nuk është përmbajtur nga lotët dhe emocionet teksa ka parë në ekran dy djemtë e tij, veçmas Uvejsin, i cili ka humbur shikimin.
Ndërsa Halili me lot në sy tregon për vështirësitë e sëmundjes së djalit të tij dhe se si ai s’ka mundur t’i gjendet atij afër në momentet më të rënda, pikërisht për shkak të kauzës së tij që bën.
Për më shumë ndiqeni videon: