Hapja e kapitujve me BE-në, Vassallo: Ndryshimet kushtetuese mbeten kushte kryesore

Pas një viti Maqedonia e Veriut duhet të ketë mbaruar  me skriningun dhe ndryshimet kushtetuese dhe bashkë me Shqipërinë të vazhdoj tutje drejt rrugës euro-integruese me hapjen  e kapitujve, tha nga delegacioni  evropian në vend, Xhulian Vasalo.

Marketing

Ai theksoi se është në kontakt me opozitën maqedonase  që kjo e fundit të bindet  dhe të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Sugjeroi qeverinë  ndërkohë të identifikojë problemet  dhe të pasqyrojë pjesët ku legjislacioni i shtetit nuk është i harmonizuar me atë të BE-së.

“Delegacioni i Maqedonisë  duhet t’i përfshijë të gjitha institucionet dhe organet   për implementimin e ligjeve evropiane… Negociatat për secilin klaster do të hapen pasi që Maqedonia e Veriut  t’i përmbush pikat e referimit.”,- tha Xhulian Vasalo në brifing me gazetarët.

Rekomandoi organet gjegjëse që të sigurojnë menaxherë, staf dhe resurse njerëzore  për t’i administruar mjetet e BE-së që ndihmojnë në realizimin e kushteve që çojnë në familje evropiane.

Nënkryetari i delegacionit u ndal edhe në sfidat  dhe krizën që ka kapluar botën. Tha se Maqedonia e Veriut nuk do të lihet e vetme dhe se do të ndihmohet në sigurimin e ushqimit dhe energjetikës, ndërsa ky problem do të diskutohet në takimin e bashkësisë evropianë e me përfaqësuesit e rajonit  në Pragë.