Ronaldo do të largohet nga United

Dashuritë, edhe ato më të bukurat, ndonjëherë përfundojnë. E tillë është edhe historia e Cristiano Ronaldo me Manchester United. Ylli portugez po qëndron gjithë kohën në stol prej emërimit të trajnerit Ten Hag.

Marketing

Fakti që nuk luajti as në derbin e humbur 6 me 3 me rivalët e Manchester City, duket se vulosi vendimin e 37-vjeçarit.

Sulmuesi do të largohet nga Old Trafford gjatë merkatos së janarit. Gjithçka vetëm një muaj e gjysmë pasi refuzoi kontratën me vlerë 242 milionë nga Arabia Saudite. Tani Cristiano do të kërkojë një ekip të ri që luan në Champions.