Haradinaj: Shkova në orën 09:00 në zyrën e Kurtit por ai nuk ishte aty

Dy krerët e opozitës, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi u takuan sot me kryeministrin Kurti për të folur për situatën në veri.

Marketing

I vetmi nga opozita që nuk shkoi në takim ishte kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

E ky i fundit ka thënë se në orën 09:00, sipas kërkesës ka shkuar në zyrën e Kurtit, por që ky i fundit nuk ishte aty.

“Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhe të mbrohet edhe me jetë.

Postimi i ploë i ish-kryeministrit të vendit:

I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!

Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!

Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.

Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm! .