Holanda kërkon sqarime shtesë nga KE-ja rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Gazeta “Zëri” u ka dërguar pyetje të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nëse ministrat e tyre do të votojnë pro ose kundër heqjes së vizave për Kosovën.

Marketing

Nga qëndrimet e konfirmuara nga Holanda, Bullgaria dhe Sllovakia, kjo e fundit ka dhënë përgjigjen më interesante.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po vazhdon të mos finalizohet pavarësisht faktit që Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Kjo pasi disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po hezitojnë ta mbështesin liberalizimin për Kosovën. Në mesin e këtyre shteteve gjendet edhe Holanda. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës kanë bërë të ditur për “Zërin” se kanë kërkuar sqarime shtesë nga KE-ja sa i përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, të specifikuara në Raportin e Komisionit.

Në anën tjetër zyrtarë të MPJ-së së Sllovakisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës, pavarësisht faktit që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.