Humb jetën një gazetar në sulmin izraelit në Rripin e Gazës

Një gazetar që punonte në një radio lokale ka humbur jetën në sulmin e Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë izraelitë në rrethin Sheikh Ridvan të Gazës perëndimore bombarduan një shtëpi me tri raketa ku si pasojë e sulmeve humbi jetën gazetari Yusuf Abu Hussein, i cili punonte në radion lokale “Zëri i Kudsit”.

Me vdekjen e gazetarit Abu Hussein, numri i viktimave në sulmet ndaj Rripit të Gazës u rrit në 221.

Marketing

Gjithashtu avionët luftarakë bombarduan një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Jibalya në veri të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet në zonat përreth.



. .