Huthët e Jemenit vendosin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Huthët e Jemenit vendosin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Huthët e Jemenit, të mbështetur nga Irani, njoftuan se po vendosin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite. Ky veprim hap një front të ri kundër Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Iranin dhe zgjeron kërcënimin ndaj furnizimit global me energji dhe tregtisë përtej rajonit të Gjirit.

Njoftimi erdhi pavarësisht sinjaleve se Teherani dhe Uashingtoni dëshirojnë ta vazhdojnë diplomacinë për ta ndalur ciklin aktual të sulmeve, të cilat pothuajse e kanë rrënuar marrëveshjen e brishtë të përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar.

“Shpallim embargo detare ndaj armikut kriminal saudit, si përgjigje ndaj rrethimit të padrejtë dhe shtypës të Jemenit nga Arabia Saudite. Bllokada hyn menjëherë në fuqi”, njoftuan huthët.

Irani kishte ushtruar presion ndaj huthëve që ta mbyllnin Ngushticën Bab el-Mandeb, e cila çon drejt Detit të Kuq, në rast se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës iraniane.

Mbyllja e plotë e ngushticës mund ta zvogëlojë furnizimin global me naftë me rreth 7 për qind, pasi një pjesë e madhe e naftës saudite nuk do të mund të largohej nga rajoni përmes kësaj rruge.

Një zyrtar i lartë iranian deklaroi sot se Teherani kishte marrë nga ndërmjetësit një propozim për armëpushim dhjetëditor, në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen e përkohshme me Shtetet e Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë sulmet ndaj Iranit për aq kohë sa Teherani sulmon transportin tregtar ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit.

“Për sa kohë që Irani këmbëngul ta kontrollojë ngushticën, ne do të duhet të reagojmë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbeten gjithmonë të hapura për një zgjidhje diplomatike”, tha Rubio. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF